Pas çudisë dhe protestave që shkaktoi vendimi thuajse i prerë dhe i pa paralajmëruar i AMA për fikjen e televizorëve me marrës analogë, para pak minutash AMA ka kthyer vendimin e mëparshëm.

Një ditë pas fikjes së antenave të transmetimeve analoge, Autoriteti i Mediave Audiovizive ka vendosur të rikthejë këtë sinjal, edhe për 4 muaj.

Vendimi i AMA-s për rikthimin e teknologjisë analoge ka ardhur pas një sërë ankesash nga qindra qytetarë që janë gjendur të papërgatitur për këtë ndryshim.

Kreu i Autoriteti i Mediave Audiovizive, Gentian Sala, ka bërë me dije se rikthimi i transmetimeve analoge do të bëhet deri më 15 janar, kur do të fiken për herë të dytë, e kësaj here përgjithmonë.

“4 muaj kohe për pajisjen me dekodera. Afati i fundit është 15 janari. 700 ankesa deri më tani. Rindezje të transmetimeve analoge të licensuara”, ka deklaruar ndër të tjera, kreu i Autoriteti i Mediave Audiovizive, Gentian Sala.

Veritas.com.al/