Komiteti Për mbrojtjes e Gazetarëve, me qendër në Bruksel, ka hartuar një raport mbi tragjizmin e jetës së gazetarëve për vitin 2016 dhe të krahasuar me vitet e kaluara. CPJ (Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve) njofton se numri i gazetarëve të burgosur gjatë këtij viti nga qeveri të ndryshme anembanë botës ka kapur një prej numrave më të lartë se çdo vit tjetër në afro 3 dekadat e fundit.
Raporti i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), një grup jofitimprurës që kontribuon në mbrojtjen e lirive të shtypit, thotë se një total prej 259 gazetarësh janë arrestuar në vitin 2016, krahasuar me 199 të tillë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ky është edhe numri më i lartë që kur grupi në fjalë nisi të ruante të dhënat e detajuara mbi këtë çështje në vitin 1990.
Në këtë shifër nuk janë përfshirë gazetarët e zhdukur apo ata që mbahen peng nga grupet jo-shtetërore. Pas Turqisë dhe Kinës, Egjipti me 25 gazetarë të vënë pas hekurave, listohet si vendi i tretë në raportin e përvitshëm të gazetarëve të burgosur nga “CPJ”.
Ky vit shënoi edhe herën e parë që prej vitit 2008, që Irani nuk renditet mes 5 shkelësve kryesorë të këtyre të drejtave. Raporti e justifikon këtë “sukses” me faktin se shumica e atyre që u dënuan gjatë masave të ashpra post-zgjedhore të vitit 2009, tashmë i kanë shlyer dënimet dhe janë liruar.
“CPJ”-ja thotë se të paktën 81 gazetarë janë burgosur në Turqi deri më 1 dhjetor, të cilët përballen që të gjithë me akuza kundër shtetit. Në Turqi vijon të jetë në fuqi gjendja e emergjencës që prej përpjekjes së dështuar për grusht shteti të 15 korrikut, ndërsa veprimet e qeverisë ndaj simpatizantëve të pretenduar të puçit kanë dërguar me mijëra njerëz në qeli, ndërsa janë detyruar me dhjetëra mijëra të tjerë të largohen nga puna. “Në Turqi, liria e shtypit është ka qenë nën rrethim që prej fillimit të 2016-s, teksa autoritetet kanë arrestuar, kanë ushtruar presion apo kanë përjashtuar dhjetëra gazetarë, ndërsa janë mbyllur me dhjetëra redaksi lajmesh”, thotë raporti. Raporti i “CPJ”-së tregon se pas Turqisë, shkelësi më i madh për vitin 2016 i lirive të shtypit ka qenë Kina, me 38 gazetarë të ndaluar apo arrestuar deri më 1 dhjetor. Kina ka burgosur më shumë gazetarë se të gjithë vendet e tjera të botës në dy vitet e fundit. “Gjatë javëve të fundit, Pekini ka përshkallëzuar masat ndaj gazetarëve, të cilët mbulojnë protestat dhe abuzimet e të drejtave të njëriut”, shkruhet në raport.
/Veritas.com.al/