Është zhvilluar sot  ceremonia mortore në familjen Gjergji (Preka) në Velipojë. Të afërmit dhe miqtë po i japin lamtumirën e fundit viktimave të aksidentit tragjik në aksin Shkodër-Velipojë, ku mbetën të vdekur Edmond Gjergji dhe 2 nga 3 fëmijët e tij, djali 9 muajsh dhe vajza 5 vjeçe.

Dhimbja e madhe që ka pushtuar Velipojën dhe ka tronditur shqiptarët kudo ka qënë tejet e vështirë për t’u lehtësuar me fjalë si rëndom…Kisha katolike ka marrë misionin për të lehtësuar disi dhimbjen e pamatshme.

Arqipeshkvi i Dioqezës Shkodër-Pult, Imzot Angelo Massafra ka dhënë një meshë në Kishën e Velipojës ku është shprehurse: “Edmondin dhe fëmijët ia besojmë Zotit… Lutemi për viktimat dhe të plagosurit.”

Edmond Gjergji, kryefamiljari, ka humbur jetën e tij dhe të dy fëmijëve të vegjël gjatë një aksidenti automobilistik në rrugën e Velipojës, Shkodër, ditëne Dielë pasdite. Fëmija e tretë, 10 vjeç ndodhet në gjendje ‘coma’, ndërsa e ëma e tyre ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nëna është e vetmja në faamilje prej 5 anëtarësh që mundi të mbijetojë.

Veritas.com.al/