Në zonat malore të rrethit të Ersekës temperaturat kanë ulur dukshëm dhe në këto momente kanë filluar reshjet e para të dëborës për këtë vit.
Gazetari i Abc News, Roland Beqiraj raporton se ka ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra në Vithkuq, në fshatra të thella në Ersekë dhe në disa njësi të tjera në Bashkinë e Pogradecit.
Po ashtu, në fshatin Panarit uji ka marrë një urë prej betoni duke lënë të izoluar 70 banorë të kësaj zone, të cilët e kanë të pamundur të lidhen me pjesët e tjera.
Prej ditës së djeshme në mbrëmjen ish-komuna e Lozhanit si dhe disa fshatra në Ersekë dhe Veçan janë pa energji elektrike. Sakaq, janë 16 ekipe të OSHEE në terren, që po mundohen të riparojnë defektet e krijuara si pasojë e stuhisë.