Pas shumë ecejakeve politike dhe diplomatike sot në zyrën e kryeministrit Rama, për reformën në Drejtësi, dhe heshtjes që i mbuloi përpjekjet për zgjidhje, më në fund foli kryeministri
Kryeministri Edi Rama, pas takimeve të sotme me kryeparlamentarin Ilir Meta dhe dy ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin, ka dalë një konferencë për shtyp nga Kryeministria
Rama bëri me dije se me opozitë nuk bien dakord vetëm për vendet e rezervuara. Kryeministri theksoi se nuk ka për ta votuar kurrë reformë në drejtësi, nëse preken dy institucione, që nga shefi i Qeverisë u konsideruan si vija e kuqe.
Sipas Ramës, dy janë shtylla që nuk negociohen me opozitën: Skaneri për të gjithë prokurorët dhe gjykatësit dhe shembja e këtij sistemi të drejtësisë, duke filluar që nga KLD.
“Njëra shtyllë është kalimi në skanerin e radiografisë të të gjith atyre që paguahen nga populli shqiptar për të gjykuar me një filtër shumë të imët të teknologjisë më të lartë ndërkombëtare. Shtylla tjetër është shembja e këtij sistemi, që nga Këshilli i Lartë i Kënetës dhe ngritja e një sistemi të ri me institcione të reja”, tha Kryeministri.