(FOTO: Pamje nga një Qendër votimi)

Sot në bashkinë e Kolonjës, qytetarët votojnë për të zgjedhur kreun e ri të Bashkisë. Dy kandidaturat që garojnë si përfaqësues të të majtës dhe të të djathtës, në koalicionet përkatëse,  janë: Dritan Hajro për opozitën dhe Ilia Stefo për mazhorancën.

Sipas KQZ, të gjithë Qendrat e Votimit janë të hapura dhe procesi i votimit ka nisur në orën 7.00.

Në Kolonjë janë hapur 36 qendra votimi. 65 policë janë caktuar për mbarëvajtjen e procesit. Administrata e KQZ-së në datat 16-18 nëntor ka trajnuar 112 komisionerë të Qendrave të Votimit nga 241 komisionerë në total. Pjesa më e madhe e komisionerëve pjesëmarrës në trajnim ishin të propozuar nga Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Dritan Hajro, kandidati i Partisë Agrare Ambientaliste, i mbështetur nga opozita, iu ka bërë një thirrje votuesve sot në mëngjes:

“Le t’i drejtohemi sot, secili nga ne, kutisë së votimit, për të ushtruar të drejtën e zgjedhjes dhe për të sjellë ndryshimin e madh. Votoni nr. 1! Votoni Dritan Hajro!,” shkruan ai në rrjetin social Fb.

Zgjedhjet e pjeeshme në Kolonjë u shpallën pas vdekjes së parakohshme të ish-kryebashkiakur Arben Malo.

Veritas.com.al/