Shënim nga VERITAS

“Në pritje të Godosë”, kështu iste kjo javë që mund të quhet edhe ‘në pritje të Lleshit”. Sandër Lleshi, një gjeneral në rezervë, i studiuar disa herë në shkolla gjermane, i përkëdhelur nga shkrimtari Kadare, i hedhur poshtë nga Partia Demokratike, këshilltar i kryeministrit Rama- pritej që të ishte ministri i ri i Brendshëm pas dorëheqjes së Fatmir Xhafaj.

Por nuk ndodhi.

Sidomos analistët e medias, të rreshtuar në dy krahët e politikës, mbetën para një surprize, sepse kishin shkruar gjithë javën vetëm për ‘katolikun Lleshi”, për ‘mirditorin Lleshi’ , për disidentin demokratikas Lleshi’, etj…

Por ja që ndodhi.

Presidenti Meta e ka lënë afatin të shkojë në punë të vet, dhe që në këtë moment mund të thuhet se nuk e pranon kandidaturën e Lleshit.

Zyra e shtypit njofton se “Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta nuk ka krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin kandidaturës së Z.Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm”.

Veritas.com.al/