Në një restaurant në Tiranë u gjetën salsiçe me sëmundjen e salmonelës. Njoftimin e dha Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), sot e Shtunë. Sipas njoftimit të AKU salsiçet janë bllokuar, por Autoriteti mban të fshehtë emrin e restaurantit. Kjo përbën një rrezik tjetër për konsumatorët, seps ekëta nuk dinë nga të ruhen dhe ku të mos shkelin. Gjithashtu është edhe një pikë dyshimi se Autoriteti di disa restauronte ku salmonela ose sëmundje të tjera janë prezent, por nuk i zbulon sepse merr shpërblime prej tyre.

Kjo është kohë e sëmundjeve të rënda, mbiu të gjitha e sëmundjes kur sëmundja dhe vdekja e njeëzve mund të korruptojë nëpunësit e shtetit.

Në njoftim thuhet se “sëmundja e salmonelës u zbulua në salçië të bëra vetë”. Dmth., vetë restauranti e përgatit këtë ushqim të rrezikshëm. Por edhe këtu ka dyshime të tjera: vetë qytetarët janë të prirë të pyesin: “Janë të bëra vetë?… Aha, mirë atëherë”. Kështu shprehin besueshmërinë se “janë të sigurt”.

Abuzimi me ushqimin dhe gjithçka tjetër bëhet më i besueshëm me disa klishe të përhapura te njerëzit që “çfarë është bërë vetë është e sigurt”.

Inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit njoftuaan se kanë bërë menjëherë bllokimin e repartit të përpunimit të mishin për restaurantin ku u zbulua sarmonela. Është asgjësuar produkti që rezultoi me prezencë të Salmonelës SPP- tha Autoriteti.

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë kontrollet në të gjitha restorantet dhe subjektet e tjera, në mënyrë që të garantohet siguria ushqimore për konsumatorët”, thuhet në një deklaratë të Autoritetit.

/Veritas.com.al/