Edith Harxhi, Drejtore e Association”Albanian Policy” ka qenë e ftuar në “Tonight Ilva Tare” në Ora News, dhe ka analizuar ngjarjet e fundit në Ballkan e në Shqipëri mbi ‘kapjen e shtetit’ nga mafia dhe qeveri të lidhura me krimin.
Ajo ka thënë se vendet e Ballkanit tani po përballen me fenomenin më të egër, atë të oligarkisë shtetërore dhe financiare që qeveris e pabotuar. Me këtë fenomen ajo lidhi edhe rreziqet që i kanoset vendit tonë dhe vendeve të gadishullit me rritjen e varfërisë, me forcimin autokratizmit të pushtetit dhe me përdorimin e metodave jashtë- demokratike për të mbajtur popujt ‘të lidhur’.
Zonja Harxhi, si argument të Oligarkisë në rajon, citon një profesor të shquar që punon për Planin Marshall, sipas të cilit, oligarkët rusë janë të përfshirë në interesa financiare në Ballkan.
Zonja Harxhi: “Janë 15 oligarkë rusë, të cilët janë të lidhur me çdo vend të Ballkanit. Secili ka dy ose tre të tillë të përfshirë me bizneset e tyre.
Gazetarja: Edhe në Shqipëri?
Zonja Harxhi: Edhe në Shqipëri. Përpara disa ditësh në Shqipëri ka qenë një profesor i shquar nga baza Marshall në Mynih, dhe një nga tezat e tij kryesore ishte pikërisht kjo, që sa herë të shihni që 25% ose më shumë aksionet e një banke janë off-shore, atëherë mbrapa saj patjetër kërkoni që ka oligark rus ose interesa të fshehta të Rusisë në të dhe midis tyre ishte edhe Shqipëria.
Veritas.com.al/