Policia italiane ka arrestuar njeriun që thuhet se është kreu i ri i Mafies Siciliane, së bashku edhe me 45 të tjerë që e shoqëronin.

Sulmi policor i mëngjesit të sotëm futi në rrjetë argjendarin 80 vjeçar Settimo Mineo. Siç raportohet, ai është zgjedhur kryetar i Cosa Nostra në takimin e Mafies në muajin maj.

Media italiane e përshkruan atë si pasardhës i Toto Riina, i cili vdiq në burg para një viti.

Të dyshuarit e Mafias akuzohen për ekstradime, sulme me armë zjarri, zjarr vënie të qëllimshme dhe krime të tjera.

Mafia Siciliane- the Cosa Nostra – arriti të ndërtojë një lidership të njohur si Cupola, pas disa vitesh që nuk kishte bërë asnjë takim, thonë raportimet.

Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini shkroi në Twitter se kjo ishte “” një ndërhyrje e jashtëzakonshme “nga Karabinieria “e cila ka shkatërruar kupolën e re të Cosa Nostra”.

VERITAS.COM.AL/