Policia e Singaporit ka arrestuar dy gazetarë nga Koreja e Jugut të cilët akuzohen për kalim pa leje në banesën e ambasadorit të Koresë së Jugut para takimit të javës së ardhshme mes Trump dhe Kim.

Policia tha se ata ishin thërritur për në rezidencë ditën e Enjte.

Lideri i Koresë së Veriut, r Kim Jong-un do të zbresë në ishull në Singapore ditën e Diele, siç citon Reuters burimet që kanë folur për këtë.

Zoti Trump ka thënë se do të ketë parasysh që të ftojë zotin Kim në Shtëpinë e Bardhë nëse takimi në Singapor shkon mirë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara është gjithashtu gati që të mbërrijë në Singapor, ditën e Dielë.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët rajonal presin të shikojnë që Koreja e Veriut të heqë dorë nga armatimi bërthamor, por zoti Trump ka njoftuar se “kjo do të marrë kohë” më shumë se një takim për tu realizuar.

Veritas.com.al/