Nga këta 76 pacientë të paraqitur në spitalin e traumës, dhjetë prej tyre ndodhen të shtruar në spital dhe dy prej tyre kanë fraktura në kokë- tha mjeku Agron Dogjani, profesor.

Shumica e të dëmtuarve nga rrëshqitjet në birë janë në moshën mbi 40 vjeç. ” këta janë rreth 90 për qind të të dëmtuarve”, tha doktori.

Incidentet kanë ndodhur kryesisht në qytetin e Tiranës, vetëm 10 për qind e tyr vijnë nga zonat jashtë Tiranës.

Doktor Dogjani thotë se është dyfishuar numri i personelit në shërbim të dëmtuarve nga moti me ngrica e borë.

/Veritas.com.al/