Në lidhje me rekomandimin e Komisionit Evropian për çeljen e negociatave me Shqipërinë, reagoi edhe Athina zyrtare.

Përmes një deklarate për shtyp thuhet se mbështesin progresraportin e Komisionit Evropian mbi Ballkanin Perëndimor, por vendosin një sërë kushtesh sidomos për Shqipërinë, si të drejtat e minoriteteve, pronës, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Mbështesim zgjerimin, me kusht që vendet kandidate të përmbushin kriteret e anëtarësimit, bazike me rëndësi rajonale dhe europiane si dialogu Beograd-Prishtinë dhe progresi thelbësor i Shqipërisë në përmbushjen e pesë kritereve.

Për Shqipërinë, Greqia fokusohet në të drejtat e minoritetit dhe të pronës, zbatimin e parimit Pacta sun servanda (marrëveshjet duhen respektuar), luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut te drogës”, thuhet në reagim.

Pasditen e djeshme përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini njoftoi se Komisioni Evropian do iu propozojë vendeve anëtare të BE-së hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Kreu i PD-së, Basha u shpreh dje se ka shumë vende duke nisur nga Gjermania që janë skeptike për çeljen e negociatave.

Por edhe reagimi i Greqisë e tregon një gjë të tillë duke vendosur kushte për votën pro Shqipërisë.

Veritas.com.al/