(FOTO: Pamje e Sarandës me borë)/
Edhe pse qyteti i Sarandës njihet si qyteti më i ngrohtë i vendit, këtë dimër këtu kanë vdekur dy persona për shkak të të ftohtit. I dyti vdiq mbrëmë, duke e shtuar në 9 numrin e atyre që humbën jetën në shkallë vendi për shkak të të ftohtit javën e fundit.
Policia e Sarandës njofton se sot në mëngjes është gjetur trupi pa jetë i një njeriu në lagjen nr 4 të qytetit, teksa po kthehej në shtëpi, pranë portës së banesës së tij private. Sipas policisë ai është identifikuar me emër me inicialet Zh.T, 61 vjeç.
/Veritas.com.al/