Nga: Ylli Dylgjeri/

Thuhet se fisi Peleshi është një nga fiset e vjetra të zbritura herët në Shqipëri nga Rumania. Arumunët e lindur atje, thonë se kanë pasur edhe një kështjellë me këtë emër: Kalaja Peleshi.

Vitet e shtegtuan këtë fis në rrethinat e Voskopojës nga vjen edhe mbiemri i të nderuarit v/kryeministrit Peleshi.

Por me sa duket se historia e fisit nuk mbaron këtu. Ky fis gjithmonë në lëvizje paska zënë vend edhe në krye të diplomacisë shqiptare.

Në takimin e vitit me Ambasadorët, dëgjuam nga Kryeministri se edhe diplomatët janë prej të njëjtës lëndë: Prej leshi.

Ministri Bushati, si kryeleshpunues nuk e ka zotëruar mirë këtë zanat, e me sa duket po largohet duke mos i ngjarë as babai, shokut Sulë, që u rizgjodh më shumë se një herë në KQ.

Veritas.com.al/