Sot në mbrëmje pas mesnate duke u nisur dita e diel do të ndryshojë ora. Në natën e të shtunës 24 tetor dhe të dielës 25 tetor, në orën 3 të mëngjesit, akrepat do të shkojnë 1 orë prapa, duke u pozicionuar në 2.

Në këtë mënyrë rikuperojmë orën që “humbëm” në fund të marsit duke vijëzuar orët me lëvizjen e diellit.

Do të flemë një orë më shumë në mëngjes, por do të humbasim një orë dritë natyrale në mbrëmje.

Ky orar do të na shoqëroj deri të dielën e fundit të marsit 2021, kur do të spostojmë sërish akrepat e orës.

Ndoshta kjo do të jetë hera e fundit që ne do ta bëjmë këtë, pasi parlamenti evropian ka votuar që ora mos të ndryshojë më.

Çdo vend do të vendosë vetë se ke orë do të mbajë. Edhe vendi ynë duhet të vendosë nëse duhet të mbajë orën diellore apo të përshtaten me atë verore për të gjithë vitin.

Zakoni i ndryshimit të orës u shpërnda në Europë që nga viti 1974, kur vendet e botës donin të kursenin energjinë elektrike duke shfrytëzuar kështu diellin

VERITAS.COM.AL