Një person është djegur pranë Ministrisë së Jashtme, raporton Top Channel.
Si shkak i flakëve të marra, personi ka humbur jetën.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 12.11.2020, rreth orës 18:18, tek bulevardi “Zhan D’ark’, një person ende i paidentifikuar, dyshohet se nga pakujdesia, ka marrë flakë edhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Vijon…