Avokati Spartak Ngjela shprehet se bien kambanat e orëve për funeralin e korrupsionit dhe krimit në Shqipëri.
Përmes një postimi në rrjetin socal Facebook, Ngjela shkruan se ende nuk po dihet se kush do t’a vrasë krimin dhe korrupsionin në këtë vend.
Qëndrimi nga Spartak Ngjela
Po bien kambanat e orëve nëpër kryqëzimet e qyteteve
Po bien kambanat e orëve nëpër të gjitha shtëpitë e njerëzve që presin të dalin nga mjerimi shqiptar
Po bien kambanat e orëve nëpër të gjitha rrugët e Shqipërisë
Po bien kambanat e orëve për funeralin e korrupsionit dhe krimit në Shqipëri
Por ende nuk po e dimë se kush do ta vrase krimin dhe korrupsionin në këtë vend