(FOTO: Nicolas Cage, aktor, dhe presidenti Ronald Reagan)/

 

Nicolas Cage i është ofruar roli i Ronald Reagan në një filmi me metrazh të gjërë rreth jetës së ish- presidentit të 40 të Shteteve të Bashkuara.

Suplimenti Page Six i “The New York Post” raporton se aktori 52 vjeçar është aprovuar që të marrë rolin  presidentit 40 të Shteteve të Bashkuara që do të paraqesë “një president konservator në një dritë të këndshme”, ku titulli i filmit ose detaje të tjerë janë akoma të panjohur.

Filmi do të ketë për regjisor Sean McNamara (Soul Surfer) dhe skenaristë Howard Klausner dhe Jonas McCord. Në film do të luajnë gjithashtu Robert Davi  që do të ketë rolin e Leonid Brezhnev, si edhe Jon Voight i cili do të luajë George P. Schultz, me starin e Disney Channel, David Henrie që do të luajë Reagan në moshën e adoleshancës.

Filmi që do të kushtojë 25 milion dollarë pritet të jetë një spektër i jetës së Reaga, nga adoleshenca deri në periudhën si presidnet i 40 i Shteteve të Bashkuara.

/Veritas.com.al/