Katër persona, të katër fshatarë nga Pogradeci dhe Elbasani, kanë hyrë “guximshëm” në biznesin e transportimit të refugjatëve sirianë nëpër territorin e Shqipërisë, me qëllim që të dërgohen në tokën evropiane. Këta janë Leonard Jaçellari, 28 vjeç, nga fshati Hudënisht i Pogradecit; Vasil Kuburja, 48 vjeç nga Elbasani; Arsen Çekiçi, 44 vjeç nga fshati Buçimas, po në Pogradec.
Refugjatët kanë hyrë në zonën kufitare të Korçës.
Biznesi do të kryhej mbi bazën e një pagese: 1200 euro për çdo person të rritur dhe 600 për çdo të mitur.
Të tre trafikantët kishin “rekrutuar” 27 refugjatë sirianë, iranianë dhe sudanezë duke marrë përsipër përgjegjësinë që t’i kalojnë nëpër Shqipëri nga Greqia drejt BE. Por të gjithë janë kapur në zonën e Korçës.
Policia ka arrestuar transportuesit shqiptarë të emigrantëve dhje ka nisur procedurat ligjore.