DURRËS- Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka publikuar pamje nga nisja e sezonit të korrjes së grurit në zonat e Sukthit dhe Katundit të Ri në Durrës. Në postimin e tij, Rama vlerëson punën e fermerëve dhe kontributin e tyre në bujqësinë shqiptare.
“Dhe me këtë pasqyrë të Shqipërisë që punon, nga korrja e grurit në Sukth dhe Katund i Ri, në Durrës, ku njerëzit e punës nxjerrin çdo ditë më të mirën nga toka shqiptare, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri.
Pamjet e publikuara tregojnë procesin e korrjes së grurit në fushat bujqësore të zonës së Durrësit, një nga rajonet me aktivitet të rëndësishëm në prodhimin e drithërave në vend. Postimi vjen në një periudhë kur fermerët kanë nisur punën intensive për grumbullimin e prodhimit të sezonit.
periudhë kur fermerët kanë nisur punën intensive për grumbullimin e prodhimit të sezonit.
Komente