Nisi shpërndarja e shpërblimit për pensionistët.

Janë rreth 763 mijë pensionistë që do të përfitojnë bonus për festat e fundvitit. Edhe  pse 1 dhjetori është pushim, Instituti I Sigurimeve Shoqërore ka rënë dakord me Postën Shqiptare që edhe dita e hënë do të jetë ditë pune, që do të thotë se pensionistët mund të paraqiten  pranë sporteleve për të tërhequr këstin mujor bashkë me bonusin e fundvitit.Sipas vendimit përcaktohet se pensionistët me pension deri në 20 mijë  lekë  do të përfitojnë  15 mijë  lekë bonus. Sipas të dhënave këtë shumë e përfitojnë mbi  540 mijë persona në të gjithë vendin .Ndërkohë që të gjithë ata të moshuar marrin një pension mbi 20 mijë lekë   do të përfitojnë një shpërblim në vlerën  10  mijë lekë .

Në këtë kategori rezultojnë se janë  mbi 221 mijë të moshuar. Bonusi përfitohet nga të gjithë pensionistët aktualë, por edhe nga ata që plotësojnë kushtet për pension deri më 31 dhjetor 2025, përfshirë edhe ata që aktualisht janë ende në punë.Shperndarja për pensionistët   do të realizohet sipas datave që tërheqin pensionin  dhe kanë afat deri në fund të muajit qershor.

Ndërkohë  ata persona që e tërheqin pensionin në bankë shpërblimi do tu kalojë automatikisht në llogari. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, llogariten në shumën 10.4 miliardë lekë

Ndërkohë që duke nisur nga janari i vitit të ardhshëm qeveria parashikon një rishikim të skemës së pensioneve duke bërë rritje të veçanta sipas kategorive. Pensioni urban  me vite  të plota pune do të rritet 1 mijë e 800 lekë, Pensioni urban i pjesshëm do të rritet 800 lekë, Pensioni rural do të rritet 1 mijë lekë,  Pensioni familjar do të rritet 700 lekë ai i invaliditetit do të rritet 600 lekë. Çdo rritje e vitit 2026 do të dyfishohet në 2027-ën .

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *