Prokuroria Speciale në Mal të Zi ka nisur hetimin për presidentin Milo Djukanoviç, pas publikimit të përgjimeve nga autoritetet italiane për dosjen “Taçi”.
Rrjeti Ballkanik i Investigimit (BIRN) publikoi më herët përgjimet e një bisede mes biznesmenit Rezart Taçi, i akuzuar nga SPAK per perfshirje ne skeme per pastrim parash dhe pjesemarrje ne grup kriminal – gjatë së cilës ai përmend emrin e presidentit malazez.
Gjukanoviç i ka mohuar akuzat dhe mundësinë e pasjes së kontakteve me biznesmenin.
Në përgjime dëgjohet Taçi, që thotë e se kishte përfshirë Gjukanoviçin në transfertat e parave në “Prva Bank” të Malit të Zi.
Më 12 nëntor, SPAK lëshoi një urdhërarresti për Taçin, i akuzuar bashkë me katër shtetas italianë dhe dy bashkëpunëtorë për pastrim parash dhe për drejtimin e një grupi të strukturuar kriminal.
Sipas SPAK-ut, grupi pastronte fitimet nga bizneset italiane të naftës, nëpërmjet Shqipërisë, në këmbim të një pjese të parave.
Një gjykatë në Palermo po heton gjithashtu nëse Thaçi dhe disa shtetas italianë kanë pastruar më shumë se 20 milionë euro.
Të martën, Prva Banka mohoi akuzat, me pretendimin se mediat po përpiqeshin t’i shkaktonin dëm bankës dhe aksionerëve të saj.
Në vitin 2016, një rezolutë e Parlamentit Evropian i kërkoi Malit të Zi të hetonte dhe të ndiqte penalisht “rastet e nivelit të lartë, duke përfshirë pastrimin e dyshuar të parave nga Prva Banka (Banka e Parë)”.
Kjo bankë u privatizua në vitin 2006 dhe iu shit familjes së Gjukanoviçit.
Qeveria e tij, që atëherë ka vënë shuma të mëdha parash shtetërore në të, ndërsa opozita dhe disa OJQ kanë akuzuar bankën për pastrimin e parave të krimit të organizuar.
Ata e kanë akuzuar edhe për dhënien e kredive të këqija kriminelëve dhe aleatëve të Gjukanoviçit.
Ky i fundit e shpëtoi bankën në vitin 2008, duke e detyruar Parlamentin të miratonte një ligj të veçantë që i jepte asaj 40 milionë euro.