Në orët e para të mëngjesit të 27 shkurtit është gjetur i vdekur ish-ushtari i UÇK’së, Qerim Kelemendi. Kelemendi dyshohet se është vrarë dhe më pas edhe djegur në makinën e tij në një rrugë në Zahaq të Pejës.
Ai njihet si një nga luftëraët e parë dhe krijues i UÇK. Ka qenë në Shqipëri që në vitin 1992 dhe njeh mirë herojntë e Kosovës që u vranë nga forcat serbe si Adem Jashari e Zahir Pajaziti. Ka lënë disa dëshmi mbi ngjajrejt, njerzy dhe episode të marrëdhenieve me UÇK dhe me shërbimet e huaja sekrete si UDB
Lidhur me ngjarjen për Gazetën Express ka folur Osmani vëllai i Qerimit tashmë të ndjerë. Siç pretendon Osman Kelmendi, vëllai të tij i është bërë pritë dhe më pas është ekzekutuar.
“Vëllain tim e kanë zënë në pritë mbrëmë njëherë e kanë ekzekutu pastaj e kanë djegur veturën. Ai ka qenë në qytet mbrëmë. Gjithmonë ka dalë i lirë për t’u shëtitur rrugëve të Kosovës”, ka thënë Osman Kelmendi.
Policia e Kosovës ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media pas vrasjes së ish-ushtarit të UÇK-së, Qerim Kelmendi në Zahaq të Pejës.
Përveç detajeve të bërë të ditura më herët gjatë ditës, Policia e Kosovës nuk ka dhënë ndonjë informacion të ri, teksa janë pyetur edhe për faktin se cilat mund të jenë motivet e rastit.
Nga Policia e Kosovës kanë thënë se për momentin nuk mund të flitet asgjë për rastin, apo për motivet përveç detajeve zyrtare.
Presidenti Hashim Thaçi ka reaguar për vrasjen e Qerim Kelmendit, i cili u gjet i djegur në veturë, në orët e para të mëngjesit. Thaçi e quan “vrasje të tmerrshme e mizore”.
Presidenti Thaçi thotë se është tronditur kur dëgjoi për vrasjen e njërit prej luftëtarëve më të hershëm të UÇK-së, duke iu bërë thirrje institucioneve të drejtësisë të zbardhin sa më shpejt vrasjen e Kelmendit.
“Vrasja tinëzare e Qerim Kelmendit, njërit prej luftëtarëve më të hershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte tronditëse për mua dhe të gjithë qytetarët e Kosovës. I bëj thirrje urgjente institucioneve të rendit dhe ligjit, që ta zbardhin këtë vrasje të tmerrshme sa më shpejtë që është e mundur dhe kryesit e saj t’i vendosën para drejtësisë”, ka shkruar Thaçi.
Për këtë rast ka reaguar edhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj, raporton Express.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që sa më shpejt të zbardhin rastin.
Veritas.com.al/
“Sot me pikëllim morëm lajmin për vrasjen e bashkëluftëtarit të orëve të hershme të UÇK-së Qerim Kelmendi. Familjes dhe bashkëluftëtarëve u shprehi ngushllimet e sinqerta. I bëj thirrje organeve të drejtësisë që sa më shpejtë të zbardhin rasti”, ka shkruar Haradinaj.