(FOTO: Danilo Naldonado, artisti Kuban i rrëmbyer nga Policia)
Policia sekrete Kubane rrëmbeu një artist anti- komunist kuban, Danilo Maldonado, sepse- sipas nënës së tij- ka dalë në rrugë të Premten në mbrëmje dhe ka festuar për vdekjen e Fidel Kastros.
“Policët pyeten se ku jetonte ai njeri, u vërsulen në shtëpinë e tij dhe e morën me vete artisin. Nuk e di se për ku”- tha e ëma, María Victoria Machado González duke e quajtur arrestin “një rrëmbim”, “Ai doli jashtë një natë më parë dhe festoi për vdekjen e Fidel Kastros”, tha ajo.
Maldonado është raportuar se ka shkruar nëpër rrugët e Havanës fjalët “he’s gone” (Ai shkoi) për Kastron. Raportohet se Policia u stacionua te dera e tij, duke siguruar që askush të mos hynte brenda apartamentit. Nëna e Maldonados frikësohet se Policia ka përgatitur ndonjë akuzë farse.
Pavarësisht nga kjo frikë, nëna e Maldonados thotë se në shtëpi ai mbante një koleksion punimesh me rreth 30 piktura politike, dhe secila prej tyre mund të jetë e dënueshme sipas ligjit komunist.
/Veritas.com.al/