Një avion pasagjerësh ‘’Lion Air Boeing 737’me 189 persona në bord ka rënë në det menjëherë sapo është ngritur nga aeroporti i kryeqytetit Indonezian, Jakarta.

Aeroplani JT 610 ishte nisur për në Pangkal Pinang, në ishullin Bangka Belitung, kur humbi kontaktet.

Ekipet e shpëtimit kanë gjetur disa trupa dhe nuk ka shenja për të mbijetuar.

Shkaku i rrëzimit të avionit, duke përfshirë edhe një avion tjetër që ka rënë që në gusht, mbetën të pa qarta. Kompania ‘Lion Air’ është më e madhja në Indonezi që operon se ‘low-cost’.

Incidenti raportohet se është i pari incident i madh ku përfshihet Boeing ‘737 Max’ – një version i rinovuar i 737.

“Aeroplani u zhyt në ujë rreth 30- 40 metra thellësi”, tha zëdhënësi i Agjencisë së Shpëtimit dhe Kërkimit, për AFP. “Ne jemi akoma në kërkim për trupat që ndodheshin në aeroplan”.

Ekipet e shpëtimit kanë zbuluar pjesë trupash në det; të cilat mendohet se iu përkasin pasagjerëv që janë gjetur në ujë, ku janë gjetur edhe karta ID dhe patenta shoferësh.

“Nuk e dimë nëse ka të mbijetuar” tha për reporterët kreu i agjencisë, Muhmmad Syaugi. “Ne shpresojmë, dhe lutemi, por nuk mund të konfirmojmë”.

Veritas.com.al/