Shumë banorë të New York-ut u alarmuan kur panë një avion gjigand ushtarak duke ardhur rrotull “Trump Tower”, por një raportim i ri tha se avioni ishte duke kontrolluar vendin në Central Park, vendin ku mund të evakuojnë Presidentin Trump në rast emergjence.

DNAinfo raportoi se C-130, avion kërkim- shpëtimi, ndodhej në mes të misionit të planifikuar si “zhvendosje emergjente” në rast se Trump ka nevojë të lërë New Yorkun në rast sulmi të mundshëm.

“Ishte avion me ushtarakë duke bërë detyrën e tyre”, tha një burim për DNAinfo. Një tjetër tha se po “bënin hartën strategjike”.

Veritas.com.al/