Policia njoftoi rreth mesditës për ngjarjen. Ajo tha se rreth orës 11:20 është marrë një telefonatë në  numrin 112 të emergjencave,  një shtetas tha se dikush ka hyrë në brendësi të Liqenit. Menjëherë janë afruar shërbimet e Policisë, të cilët kanë gjetur trupin e pajetë në afërsi të Digës së Liqenit Artificial. Grupi hetimor ka bërë të mundur identifikimin e viktimës, shtetasin E. R., 50 vjeç dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Një nga pistat e para që po përmendet është një kredi e kërkuar në bankë, por që nuk është aplikuar në favor të kredikërkuesit.

/Veritas.com.al/