Ben Lecomte shpreson ta bëjë udhëtimin nga Japonia në San Francisco për 180 ditë, ndërsa do të rrisë vetëdijen e njerëzve mbi ndotjen plastike.

Një aktivist Francez kundër plastikës ka nisur udhëtimin gjashtë mujor me not përgjatë vërshimit gjigand të mbetjeve masive në shtegun e mbeturinave të  Great Pacific.

Ben Lecomte, i cili kohët e fundit ka notuar rreth Oqeanit Atlantik në vitin 1998, ka lënë brigjet e Choshi në Japoni ditën e marte në mëngjes.

Burri 50 vjeçar ka planifikuar të notojë nga Japonia në San Francisco për 180 ditë, duke mbuluar 8,000km. Udhëtimi i tij do të ketë edhe 1,600km përmes shtegut mes mbeturinave, një përpjekje për të ngritur vetëdijen rreth ndotjes nga plastikat.

Bagazhi i mbetjeve plastike në Great Pacific, sipas vlerësimeve më të fundit të Marsit, është dy herë sa masa e Francës dhe përmban afërsisht 80,000 ton  plastikë.

Lecomte dhe ekipi që e mbështet provojnë të marrin modelet e ujit ku notojn çdo ditë udhëtimi si matës për nivelin e nodtjes plastike.

Veritas.com.al/