Një pjesë e zonës së Malit të Robit në Kavajë ka mbetur pa energji elektrike, për shkak se një gjarpër ka hyrë në një kabinë elektrike dhe ka shkaktuar ‘masë’ në lidhjet elektrike.
Sipas OSHEE-së, rreth orës 11.30 u stakua linja 35 kw Shkozet-Kavajë. Brigada e OSHEE-së është nisur të verifikojë avarinë dhe defekti u identifikua në një kabinë private pranë zonës së Shkallnuerit.
Shkak ishte një gjarpër që kishte prekur pajisjet e tensionit 35 kv, duke sjellë stakim të gjithë linjës disa kilometra. Aktualisht kabina është futur në punë, duke u është kështu rikthyer energjia elektrike në të gjithë zonën.
Veritas.com.al