Dukesha e Kembrixhit u shfaq para mediave e veshur me një fustan të kuq me jakë me dantellë të bardhë, e stilistes angleze Jenny Packham, për të prezantuar fëmijën e saj të tretë.

Një nderim tjetër për Lady Dianën?

Fustan i kuq me mëngë të gjata, jaka me dantella të bardha, krijim i stilistes Jenny Packham… Kate Middleton ka zgjedhur një fustan njëngjyrësh kësaj here, ndryshe nga fustanet me motive të dy lehonive të mëparshme kur prezantoi para anglezëve George dhe Charlotte: fudstan me pika herën e parë dhe motive me lule herën e dytë. Në të gjitha rastet, edhe këtë herë të tretë ajo që të bie në sy është forma fizike e jashtëzakonshme e nënës së re dhe shija e mrekullueshme që rrezaton look-u i saj prej lehone.

Veritas.com.al/

 Kate Middleton wore this gorgeous red dress yesterday, and it was very similar to the red dress worn by Diana after the birth of Prince Harry in 1984