Tahir Veliu, kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, dhe dy bashkëpunëtorët e tij Alban Mulaj dhe Burim Veliu, mbrëmjen e 6 Qershorit, në orën 21:00, janë ndaluar nga Policia në pikën kufitare të Morinës dhe po mbahen nën arrest.
Dëmi penal që kanë kryer është heqja e flamujve grekë në Jug të Shqipëirsë, në Aliko e Livadhja, por arrestimi ka ndodhru në pikën veriorë te kufirit.
Përpjekja e ‘politikanëve’ për të fituar vota në këtë fushatë zgjedhore duuke hequr flamuj të një kombi fqinj, ka përfunduar më keq se humbja e votave.
Të tre personat e arrestuar kanë qenë të shpallur në kërkim sepse gjatë në datën 27 maj 2017, gjatë natës, në fshatrat Aliko e Livadhja, dyshohet se në bashkëpunim, kanë hequr dhe djegur flamurin grek, të vendosur para institucioneve të njësive administrative, duke bërë thirrje për urrejtje nacionale, krijimi i partive dhe shoqatave antikushtetuese, shpërndarja e shtypshkrimeve antikushtetuese.
Veritas.com.al/