Ministria e Kulturës, e cila nuk ndodhet buzë Vjosës, por rrëzë Dajtit, është përmbytur krahas 1226 hektarë tokë që u përmbysën në gjithë vendin- sipa statistikave të qeverisë.

Por në Ministrinë e Kulturës nuk është përmbytur as zyra e Ministres, as zyra e zëvendësit, as zyrat e ndonjë zyrtari. Në ministrinë e Kulturës është përmbytur salla e ‘sendeve më pavlerë’ për Ministrinë. Kjo është salla e Arkivit, ku ndodhet historia e veprimtarisë së Ministrisë së Kulturës, madhe edhe vetë historia e kulturës- në njëfarë kuptimi. Ministria ka treguar kujdes të madh për luksin  zyrave, për perde, për kolltukë, për sebepe miqsh, eth., por Arkivine ka hedhur në bodrum dhe pa asnjë garanci. Erdhi shiu dhe e mbyti…

Por këtu nis veprimtaria, alias ‘kineze’ e Ministres dhe e të tjerëve. Të gjithë janë zhytur në aksion për tharjen e dokumenteve. Me çfarë?!… Në periudhën e Revolucionit Kulturor Kinez ka ndodhur e njëjta gjë: Një hero kinez i pastronte me duar këpucët e shokëve, bulonat e makinave, i thane me frymë letrat e lagura të librave të Maos.

Thuajse e njëjta gjë ndodhi të shtunën e të diele në Ministrinë e Kulturës.

Të gjithë punonjësit e Ministrisë me në krye Ministren, kanë punuar me turne, të shtunë dhe të dielë. Këta kanë përdorur tharëse flokësh, hekur rrobash dhe mjete të tjera rrethanore për të tharë dokumentet. Vetëm me frymën e  gojës nuk kanë tharë- siç bënte Lei Fen

Dokumentet e përmbytur janë zhvendosur në sallë. Puna vazhdon.

Por punonjësve iu kamë mbledhur celularët nga frika se mos punonjësit filmojnë dhe bëhet publike përmbytja si dhe  vepra e tharjes primitive të Arkivit.

Veritas.com.al/