
Pak minuta më parë raportohet se ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm në qendër të Tiranës, në zonën e njohur si “9-katëshet” pranë selisë së Prokurorisë së Përgjithshme.
Burime nga vendi i ngjarjes i thanë se një makinë ka shpërthyer, madje jepet edhe modeli i makinës ‘Smart’. Lënda plasëse i ishte vedosur në gomën e parë, thanë burimet.
Nuk ka ende të dhëna për persona të lënduar. Forca të shumta të policisë ndodhen në vendin e ngjarjes.
/Veritas.com.al/