Përpjekja më e fundit për anulimin e aktit të Obamacare ka dështuar pas një nate dramatike në Senatin e Shteteve të Bashkuara.

Të paktën tre Republikanë- John McCain, Susan Collins dhe Lisa Murkoëski – kanë votuar kundër ligjit; i cili kërkonte maxhorancë të thjeshtë për të kaluar.

Votimi doli 49, në vend që të kishte të paktën 51.

I ashtuquajturi anulim ‘i dobët’, është përpjekja e tretë që dështon për anulimin e Obamacare.

Senatori Republikan, Mitch McConnell e përshkroi si “moment zhgënjyes”.

Zëvendëspresidneti Mike Pence është parë duke biseduar me zotin McCain për më shumë se 20 minura.

Por zoti McCain në atë moment iu afrua një grupi Demokratësh që u duken të lumtur tek e shikonin.

Administrata e Trump ka ushtruar presion edhe mbi Senatorin Murkoëski, me anë të një postimi në Tëitter të vetë Trump ku shkruan se “i ke lënë Republikanët dhe vendin tonë, poshtë”.

Pas votës së të enjtes natën vonë, zoti Trump ka stimuluar Republikanët duke iu thënë “jemi aty pasi pritëm shtatë vjet” dhe ‘jepini Amerikës healthcare”.

Veritas.com.al/