(FOTO: Pamje nga stacioni i mikrobuzit të Vlorës- Arkiv)

Makina e mbushur me pasagjerë që do të shkonin në Vlorë, u nis nga Tirana herët në mëngjes. Shoferi, si të gjithë këta shoferë mikrobuzësh, thërriste për të mbledhur sa më shumë pasagjerë. Atij i dukeshin të gjithë njësoj teksa kapërcenin derën e makinës.

Por kur makina u ndodh në Kavajë, njëri prej pasagjerëve u ngrit më këmbë dhe nisi të thërrasë si në lajmet Live nga vende të Lindjes së Mesme, ku terroristë marrin përsipër të vrasin njerëz në emër të të zotit që i ka angazhuar prej Shtetit Islamik.

Ky në Kavajë nisi të kërcënojë e të thërrasë me zë të lartë: ” Allahu Ekber!…Do t’ju vras të gjithëve!”- sipas një dëshmitari. Të gjithë pasagjerët kanë ngrirë nga tmerri. Por edhe shoferi ka humbur kontrollin e makinës, e cila është përplasur në bordurat anësore të rrugës duke plagosur disa nga pasagjerët.

Pas goditjes së parë psikologjike, pasagjerët e kanë marrë veten dhe kanë mundur ta neutralizojnë pasagjerin e rrezikshëm. Identiteti i tij nuk dihet, veçse thuhet se është i moshës 50 a 55 vjeç.

/Veritas.com.al/

“Allahu Ekber? Do vdisni të gjithëve”, aksidenti i dyshimtë me furgonin e Vlorës (FOTO)

(FOTO: Nga vendi i ngjarjes, në Qerret, Kavajë)