Gjykata e Krimeve të renda ka dhënë vendimin gjyqësor për ‘Bandën e Vrasësve me Pagesë”, duke numëruar dhjetëra vite burg për anëtarët e saj.
Vetëm ‘i penduari’ Kristi Pine, që kurrë nuk e kemi parë në fytyrë, i cili është anëtar i rrezikshëm i Bandës, ka përfituar në maksimum me kontributin që ka dhënë si ‘i penduar’.
Nga kontingjent i ‘burgosjes përjetë’, Pine është dënuar me vetëm 10 vjet burgim.
Ndërsa Admir Tafili, që në fakt ndodhet në burg, ka marrë dënim të përjetshëm.
Elson Merdani është dënuar me 35 vjet burgim.
Dritan Peksani- me 25 vjet burg.
Alfred Qefalia me 27 vjet burg.