Sipas një lajmi të përhapur dje nga Porti i Durrësit, dy peshkarexha u zhduken nga “radarët” e Portit.
Gjatë ditës së sotme u zbulua vendndodhja e të dyjave në ujërat ndërkombëtare si dhe fati i marinarëve, të cilët janë shëndosh e mirë.
Njëra nga peshkarexhat, me emrin “Çelepia”, dyshohet se ishte marrë nga një marinar i saj, me origjinë egjyptiane.
Dyshimet e deritanishme janë se kjo peshkarexhë është marrë peng. Autoritetet kanë mundur ta lokalizojnë. Ajo ndodhet në ujërat ndërkombëtare pranë brigjeve të Egjiptit.
Mendohet se anija e peshkimit po mbahet peng nga një marinar egjiptian që ndodhet në bord, i cili është i punësuar në atë peshkarexhë.
Shkak dyshohet se është borxhi që pronari i peshkarexhës i ka marinarit egjiptian Muhamet Salam.
Ndërkohë, peshkarexha tjetër që kishte humbur komunikimin me kapitenerinë e Durrësit është lokalizuar dhe vazhdon peshkimin. I gjithë ekuipazhi është në gjendje të mirë dhe nuk ka lidhje me situatën në peshkarexhën ‘Çelepia’.
\Kjo e fundit ka shkëputur komunikimin me radio prej 5 ditësh.