Një qytetar i Lipjanit, Kosovë, është habitur kur nga dheu që mori për ta rregulluar oborrin e shtëpisë së tij, doli një shishe e vjetër qelqi e pijes Coca-Cola.
Albert Vllahiu porositi 70 kamionë dhe për ta mbushur oborrin e shtëpisë, kur ekskavatori nxori në sipërfaqe një shishe të mbushur me Coca-Cola.
Shishja me Coca-Cola është në një gjendje të ruajtur si të ishte prodhuar tani, pavarësisht se në të shkruhet ‘viti i prodhimit shkruan 1979, raporton Gazeta Express e Kosovës.
Sipas Albertit, eskavatorët morën dheun saktësisht në vendin ku dikur ishte fabrika e njohur e Coca-Cola në Lipjan.
Alberti e fotografoi shishen në disa pozicione, me plot kureshtje e kënaqësi të ‘gjetjes’ së tij
Veritas.com.al/