Shpresohet se pjata, e cila është e madhe sa 30 fusha futbolli, do të bëjë të mundur “zbulime përtej imagjinatës sonë më të papërmbajtur”.
Radioteleskopi më i madh i botës ka filluar kërkimin për shenja jete nga jashtëtokësorët në hapësirën tonë.
Pjata që ka kushtuar 138 milionë paund, që nisi kërkimin të Dielën, ka një diametër prej 500 metra dhe u deshën pesë vjet që të ndërtohet në rajonin Guizhou të Kinës.
Ndërsa do të jetë në kërkim të shë=enjave të jetës inteligjente jashtë galaksisë, pjata do të observojë substancat më të vogla si neutronet që besohet se janë produkt i shpërthimit yjor.
Kështu raporton agjencia Kineze e lajmeve, Xinhua.
Astronomi Douglas Vakoch tha se “ teleskopi do të zbulojë përtej imagjinatës më të çmendur”.
Qian Lei, një shkencëtar i Akademisë së Shkencave të Kinës, tha: “Objektivi i fundit i FAST është që të zbulojë ligjësitë e zhvillimit të universit”.