(FOTO: Regjsori Sokol Plakolli në grevë për të drejtat në Teatrin e Prishtinës)/
Greva që kishte filluar, e titulluar: “Artistët këmbë zbathur, me sy të lidhur e gojë të mbyllur” e artistëve kosovarë kundër menaxhimit të keq të Teatrit, vazhdoi edhe sot duke sfiduar temperaturat e ulta dhe të ftohtit që po mbretëron në Kosovë. Regjisori i Teatrit të Prishtinës, Sokol Plakolli ka vazhduar grevën e tij para Teatrit Kombëtar
Plakolli që ka hyrë në grevë i vetëm dhe edhe sot ka protestuar me këmbët zbathur. Greva e Plakollit ka filluar në shenjë pakënaqësie ndaj ekipit drejtues të Teatrit Kombëtar dhe sipas tij nuk do të ndërpritet deri në përmbushjen e kërkesave të tij.
Njëra nga kërkesat është shkarkimi i këshillit Teatrit Kombëtar që ai e ka quajtur të korruptuar dhe jo legjitim.
/Veritas.com.al/