David Goodall është një shkencëtar 104-vjeçar nga Australia, i cili ka treguar se të udhëtojë drejt Europës këtë javë për t’i dhënë fund jetës. Goodall ka zgjedhur shtetin e Zvicrës, për t’i dhënë fund jetës.
“Më vjen keq që kam arritur në këtë moshë. Unë nuk jam i lumtur. Dua të vdes. Nuk më vjen keq. Ajo për të cilën më vjen keq është fakti që unë po pengohem për ta bërë një gjë të tillë në vendin tim”,- ka thënë ai për ABC në Australi.
Pas tentativave të dështuara prej gati një viti për t’u vetëvrarë, akademiku 104-vjeçari ka treguar se udhëtimi drejt Zvicrës është e vetmja zgjidhje që i ka mbetur, pasi Australia nuk e lejon këtë gjë, ka shkruar “The Guardian”.
“Nuk dua të shkoj në Zvicër, edhe pse është një vend i këndshëm. Mirëpo, jam i detyruar ta bëj, në mënyrë që të kryej vetëvrasjen e qëllimshme, sepse sistemi australian nuk e lejon”, u shpreh ai.
David Goodall, një ish-lektor universiteti nga Australia Perëndimore, nuk ka sëmundje të pashërueshme, por thotë se i vjen keq që ka arritur moshën 104 vjeç, ndërsa cilësia e jetës së tij vazhdon të përkeqësohet.
Goodall ka lindur në Londër në vitin 1914 dhe është një botanist dhe ekolog. Ai shkoi në Australi në vitin 1948, duke punuar si profesor në Universitetin e Melburnit. Goodall ka mbushur 104 vjeç në fillim të muajit prill dhe ka kohë që kërkon të japë fund jetës. (Hashtag.al)/