Një pacient 63-vjeçar në spitalin e Gjirokastrës “Omer Nishani” ka humbur jetën sot në mëngjes pasi ka rënë  nga ballkoni i katit të dytë të godinës.

Gëzim Malka quhet viktima, banor i fshatit Pacom. Ai kishte disa ditë i shtruar në kirurgjinë e këtij spitali.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur të vërtetën nëse Malka ka rënë aksidentalisht apo është hedhur me vetëdije për t’u vetëvrarë.