Zëvendës presidenti i Venezuelës, Tareck El Aissami do të udhëtojë për në Bolivi në nderim të 50 vjetorit të vdekjes së vrasësit në masë Argjentinas, Ernesto “Che” Guevara,ka konfirmuar presidenti Bolivian, Evo Morales.
Në një konferencë shtypi në La Paz, Morales konfirmoi se El Aissami do të jetë prezent në homazhe të planifikuara që të zhvillohen javën e ardhshme.
Sidoqoftë, ngjarja ka shkaktuar kundërshtime në Bolivia mes veteranëve të ushtrisë në vend që luftuan kundër dhe më në fund vranë Guevara, duke pohuar se ata n uk do të marrin pjesë në homazhe.
“Ne nuk do të marrin pjesë në përkujtime sepse ne besojmë se ai ishte më tepër politikan. Si mund të bëjmë homazhe te guerrilasit kubanë”, tha Mario Moreira, një përfaqësues i grupit të veteranëve të Bolivisë.
“Shteti i Bolivisë, i cili përfaqëson popullin, ka detyrimin që të bëjë homazhe te ne, ne mbrojtëm kombin dh 59 ushtarë dhanë jetën”.
Pavarësisht se u bë një figurë e spikatur në kulturën popullore, Guevara ishte një luftëtar gurilas i cili vrau mijëra disidentë politikë në objektivin që i kishte vënë vetes për të imponuar komunizmin në Amerikën Latine.
Morales u është përgjigjur kritikëve duke thënë se ngjarja është një shans “për të shëruar plagët” mes dy vendeve, duke shtuar se si Guevara edhe Forcat e Armatosura të Bolivisë ishin “të lindur si anti- kolonialist dhe anti- imperialistë” dhe prandaj duhet të marrim pjesë.
Megjithatë, Moreira i qëndroi të vetës se Guevara ishte “një i huaj që kishte shkaktuar dhimbje dhe fatkeqësi për familjet Boliviane”.
Veritas.com.al/