Fituesi i Çmimit Nobel për Paqe 2016 është vendosur që të shpallet më vonë në Oslo, kryeqytet i Norvegjisë.
Fituesi i Çmimit prestigjioz është zgjedhur nga lista prej 376 kandidatesh – 228 prej tyre janë individë dhe 148 janë organizata.
Megjithatë, kush dhe çfarë do të jetë fituesi, kjo është vendosur të mbahet shumë sekret.
Me gjithë këtë, në listën e konkurrentëve kryesorë shfaqen Helmetat e Bardha të Sirisë dhe negociatorët e marrëveshjes bërthamore me Iranin.
Një numër i sugjerimeve për fituesin ne çmimit Nobel kanë përfolur edhe Donald Trump për “paqe të fuqishme përmes ideologjisë së fortë”.
Helmetat e Bardha të Sirisë, vullnetarët që nxorën viktimat nga ndërtesat e shembura në shtetin e luftës, duket se janë zgjedhja favorite e publikut. Një peticion që mbështet këta për çmimin është firmosur nga më shumë se 304,000 spersona.
Por Komiteti është i njohur për mospërfillje të pritshmërive.
Vitin e kaluar, çmimi shkoi për Kuartetin e Dialogut Kombëtar Tunizian, një grup që ndihmoi vendin për tranzicionin drejt Demokracisë, në vend të Angela Merkel- e cila u bë e njohur botërisht se po konkurronte për çmimin për shkak të punës me refugjatët.
/ Sipas BBC/