Nostalgjikë të diktatorit Hoxha dhe të të Partisë Komuniste iu bashkuan homazheve tek Varrezat e Dëshmorëve.
Edhe ata vendosën lule në monumentin “Nëna Shqipëri”. Por edhe këtë përvjetor të 74 të Çlirimit të Shqipërisë, nuk munguan pankartat e tyre për Enver Hoxhën, dhe thirrje kundër kryeministrit Edi Rama.
Për ta, qeveria e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, është “neoballist”. Në pankarta, nuk ka munguar edhe Bularati, fshati i vogël me minoritar grek në Gjirokastër, ku u vra ekstremisti Kostantinos Kacifas. “Bularati është Shqipëri”, shkruhen në pankartë.
Një orë pasi në Varrezat e Dëshmorëve ishin përfaqësuesit e qeverisë, me parulla në duar dhe me fotot e Enver Hoxhës, ato nderuan ish-diktatorin komunist tek monumenti “Nënë Shqipëri”
VERITAS.COM.AL/