Nuk ka më as “ai”, as “ajo”. Në vend të përemrave “he” dhe “she”- versioni anglisht për “ai” dhe “ajo”, -kërkohet të përdoret ‘ze’. Këtë iu kërkon studentëve unioni i Universitetit të Oksfordit, që ata të përdorin një përemër neutral gjinor, me qëllim që “të mos fyhen studentët transgender”.
‘Ze’ është konstatuar se përdoret shpesh nga personat transgender në vend të përemrit tradicional .
Lëvizja për të përdorur përemrin neutral gjinor është përhapur përmes disa fletëpalosje të unionit të studentëve.
Studentët e ‘unionit’ kanë shkruar në fletë- palosje se lëvizja tenton të ulë rrezikun e ofendimeve ndaj studentëve transgentë.
Ata shpresojnë se përveç se në ambientet e jashtme të Universitetit, përdorimi i përemrit “ze” do të zërë vend edhe në leksione dhe seminare- raportoi “The Sunday Times”.
Sipas kodit të sjelljes në Universitetin e Oksfordit, përdorimi i përemrit të gabuar që mohon personin transgener, është një ofendim.
FOTO: Selia e Universitetit të Oksfordit)
Peter Tatchell, një nga anëtarët e fushatës së të drejtave të LGBT tha për “ MailOnline” se ‘kjo është një gjë pozitive për të theksuar pa pushim ndarjet mes gjinive dhe kufizimeve”.
Sophie Buck, një nëpunës i ndihmës sociale të Unionit të Studentëve tha se “ Lëvizja filloi me një spiker që po e prezantonte veten me përemër neutral ‘ze’”.
Franky Sissons, një student transgender në “King’s College” të Kembrixhit, tha: ‘Përemri neutral gjinor është i mirë… duhet të përdoret në leksione, gjithashtu’
/Veritas.com.al/