Një ditë pasi Dritan Goxhaj shpalosi kërkesën me 5 pika nga protestuesit, ku dorëheqja e Edi Ramës është e panegociueshme, ka reaguar kryeministri.

Kreu i qeverisë ka publikuar një dokument të datës 21 prill 1999, ku pretendohet se Goxhaj ka refuzuar të qëndrojë si vullnetar në luftën e UÇK-së.

Në dokumentin e publikuar thuhet se Dritan Goxhaj ishte paraqitur në një qendër stërvitore të UÇK-së në Helshan në prill të vitit 1999, por më pas ishte larguar drejt Tiranës. Sipas përmbajtjes së dokumentit, kur është pyetur nga shokët e tij nëse do të qëndronte për të luftuar për çlirimin e Kosovës, ai është përgjigjur: “Nuk më ka marrë koka erë, si im atë, të vij në luftën e Kosovës.”

Në postimin e Ramës në rrjetet sociale thuhet: “Po mos bre mos ja kajni nanën krejt, çfarë komandant i leshit more”… Këto ishin fjalët e një burri me disa të vrarë në familje, që më çoi dokumentin bashkëngjitur sot në sabah!  Ndërsa këto janë fjalët e mia: Ej, trima, jo për një manipulator gjysëm taleban e gjysëm mitoman, po për krejt botën sikur të ma falin, nuk e hedh një pikë balte unë mbi flamurin e UÇK-së”.

“Nuk më ka marrë koka erë të vij në luftën e

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *