Victoria Nuland, ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit,nesër viziton Shqipërinë ku do të zhvillojë takime me liderët politikë dhe krerët e shtetit. Në qendër të takimit të saj është Reforma në drejtësi. Fillimisht ajo do të takohet me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, rreth orës 14:30.
Më pas zyrtarja amerikane do të takojë kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha rreth orës 15:30
Takimi do të mbahet në hotel Rogner, ndërsa Basha do të jetë i shoqëruar nga deputetët Oerd Bylykbashi si dhe Aldo Bumçi.
Gjithashtu Nuland do të takohet edhe me kryeministrin Edi Rama, por ora e takimit nuk dihet ende.
Kjo dëshmon se takimi me kryeministrin varet nga koha që zonja Nulan do të shpenzojë me shefin e opozitës dhe, sigurisht, me qëndrimin e këtij ndaj Reformës
Në orën 18:00 Nuland përfundon vizitën në vendin tonë.
Njësoj si në vizitat e saj të mëparshme edhe kësaj here zyrtarja amerikane shmang një takim me kreun e Kuvendit, Ilir Meta.