Pse u shpejtua kaq shumë fillimi i ndërtimit të Stadiumit Qemal Stafa? Pse u shemb, në nxitim e sipër, fasada dhe basorelievi, edhe pse ishte premtuar publikisht s enuk do të ndodhte? Pse po mbahet kaq e mbyllur dhe sekret çdo punë që bëhet për stadiumin e ri?…

Janë shumë pyetje që kanë dalë së fundmi, rreth aferës së dyshimtë të shembjes së stadiumit “Qemal Stafa” dhe ndërtimit të ri. Vetë qytetarët po shkruajnë çdo ditë duke shprehur pakënaqësinë, duke treguar se kjo mund të ndodhë veç në një qeverisje arbitrare, etj.

Arkitekti urbanist i njohur, Besnik Aliaj, sot hedh dritë mbi një nga shkaqet e nxitimit dhe të fshehjes së aferës. Ai dëshmon se nën  gërmadhat e tanishme të stadiumit nis një tunel që e lidh stadiumin me selinë e Qeverisë; të dyja objektet të ndërtuara në periudhën e Fashizmit.

 

Ky fakt i zbuluar së fundmi për publikun nga arkivat e Fondit Luce-Unesco, nuk ka qenë i panjohur në kohën e regjimit komunist. Ngelen të paqarta arsyet se përse kur u hap diskutimi i shembjes së stadiumit “Qemal Stafa”, u mbajt i fshehtë ky fakt, jo vetëm nga qeveria por edhe nga studioja italiane që ka projektuar stadiumin e ri. Më shumë skandalin e shton edhe fakti që për këtë çështje ka heshtur edhe institucioni i Trashëgimisë Kulturore.

Arkitekti Besnik Alia shkruan në facebook:

Nga dokumentacioni i Fondit Luce-Unesco mësohet se stadiumi olimpik “Qemal Stafa” në pjesën veriore të fushës pas portës ka patur edhe një tunel të nëndheshëm që lidhte stadiumin me objekte jashtë tij …

Nuk dihet shumë për këtë fakt për të cilin më kanë pyetur më parë edhe disa miq të tjerë, por tashmë kjo konfirmohet nga arkiva prestigjioze italiane, duke thelluar me tej skandalin që lidhet me këtë objekt historik …

Kjo sepse në kompleksin e ministrive në qendër po kthehen në muze disa llagëme te komunizmit, ndërkohë që këtu kemi pasur raste të tuneleve gjysmë shekulli më të vjetër, por aplikohet standard tjetër?! .